20 Tetor 2013
Kampionja e Kosovës në basketboll, Peja, ka shënuar fitoren e tretë në katër xhirot e para të ETC Superligës duke e mposhtur ekipin e RTV 21-shit sonte në Karagaç të Pejës 73-59.
Peja ka qenë gjatë gjithë takimit në avantazh dhe asnjëherë nuk ka sjellur në pyetje çështjen e fituesit të kësaj ndeshjeje.
Pas katër xhirove Peja ka mbledhur 7 pikë, derisa RTV 21 duke regjistruar humbjen e dytë me radhë ka 6 pikë të tubuara nga katër xhirot e para.