Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja paralajmëron ristrukturim të klubit

  • Peja paralajmëron ristrukturim të klubit
23 Korrik 2015

KB Peja nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) që do të filloj me ristrukturimin e klubit, duke përfshirë këtu mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor në muajin shtator. Në këtë mënyrë KB Peja ka filluar me përmbushjen e kërkesave të parashtruara nga FBK. Të përkrahur nga Kuvendi Komunal i Pejës, klubi e ka emëruar koordinator për riorganizimin të skuadrës, z. Fatmir Gashi, i cili njëkohësisht do të jetë personi kontaktues me FBK-në në të ardhmen.

Të hënën, kryetari i FBK-së, z. Erolld Belegu do t’i propozoj Bordit të FBK-së që të nominoj KB Pejën për të garuar në edicionin 2015/16 në Ligën Ballkanike (BIBL). Gjithashtu FBK në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Pejës do të ndihmojnë klubin me organizimin e shkollave të basketbollit në këtë qytet e që përfitim direkt do të ketë mu kjo skuadër.