Të mërkurën (nesër) Peja do të zhvillojë ndeshjen e parë në këtë vit.
Pejanët do të përballen me Ibër Rozhajën në Ligën Ballkanike në palestrën ‘Karagaçi’ nga ora 19:00.
Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën pejane, që në këtë edicion të BIBL ka dy fitore dhe tri humbje, kurse skuadra nga Mali i Zi ka tri fitore dhe një humbje.
Peja ka bërë disa përforcime për stinorin pranveror dhe ka synime të mëdha.
Verdhezinjtë janë rikthyer këtë edicion si në BIBL, ashtu edhe në garat e Superligës për të synuar të rikthehen si më parë.