Peja ka shënuar fitoren e 17-të në ETC Superligë sot duke e mposhtur Dritën 112-79. Ekipi verdhezi ka kaluar lehtë çerekun e parë ku ka krijuar epërsi 14 pikëshe.
Derisa çereku i dytë dhe i katërt ishin të barabartë, Peja edhe në çerekun e tretë i ndezi mototrët për të krijuar edhe një epërsi shtesë 19 pikëshe për rezultatin përfundimtar.
Gerti Shima me 23 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, derisa Samir Shaptahovic me 20 dhe Rrogn Grapci me 15 pikë i kanë ndihmuar në fitore ekipit të tyre.
Te Drita më të dalluarit kanë qenë Driton Sylejmani, Arian Mehmeti dhe Shamar Coombs me nga 18 pikë të shënuara.
Peja i shkon Kastriotit xhiron tjetër, derisa Drita pret Bashkimin në Gjilan.
*Statistikat e ndeshjes mund t'i gjeni këtu: http://www.fibalivestats.com/matches/35012/11/42/53/72pwHkSlotBA/