Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja sërish dështon në fund

  • Peja sërish dështon në fund
12 Nëntor 2014

Ekipi i Pejës ka pësuar humbjen e dytë në katër ndeshje në ligën ballkanike BIBL, në atë që ishte ndeshja e dytë e këtij ekipi që vendoset në kohë shtesë.

Peja ishte mysafire e Rilskit, ekipit të pamposhtur në grupin A dhe pas një serie 10:0 në çerekun e parë krijoi epërsi dyshifrore dhe dukej shumë komode.

Edhe pse Rilski më pas e zvogëloi këtë epërsi deri në 3 pikë, një shënim i Gerti Shimës nga një distancë e madhe në sekondën e fundit të çerekut të dytë, bëri që Peja me epërsi prej 6 pikëve (39:45), ta përfundojë pjesën e parë të ndeshjes.

Mirëpo, pejanët ngjashëm si në ndeshjet tjera këtë sezon patën probleme të mëdha në fazën finale të takimit.

Rilski pasi shënoi tri treshe me radhë për herë të parë në ndeshje u shkëput në rezultat në çerekun e katërt.

Mirëpo, Samir Shaptahoviq nuk u dorëzua dhe arriti që me 8 pikë të shënuara në minutat e fundit (38 pikë gjithsejtë) ta barazojë rezultatin në fund dhe ta dërgojë takimin në kohë shtesë.

Në pesë minutat shtesë, Peja pësoi 18 pikë, që më së miri flet për përqendrimin e lojtarëve të këtij ekipi dhe lojën e tyre në mbrojtje.

Në fund Rilski fitoi me rezultat 105:97.

Ekipi tjetër kosovar, që garon në ligën ballkanike BIBL, Sigal Prishtina, sot është mysafir i Kozhuvit në Gjevgjeli.

Sigal Prishtina dhe Kozhuvi janë dy ekipet e vetme të pamposhtura në grupin B dhe me fitore eventuale, Sigal Prishtina do të konfirmohej në pozitën e parë në grup.

Kampioni aktual i Kosovës edhe cilësohet si favorit në këtë ndeshje. Sigal Prishtina ka shtatë fitore nga shtatë ndeshje në ETC Superligë dhe në fundjavë kishte punë të lehtë më Kastriotin dhe besohet se është në formë të mirë.

Kozhuvi po ashtu në fundjavë ka shënuar fitore në Ligën e Parë të Maqedonisë ndaj ekipit më të dobët në këtë ligë Vodnjanski Lisici.

Sidoqoftë, Kozhuvi nga katër ndeshje të zhvilluara në ligën kombëtare ka dy fitore dhe dy humbje.

Takimi Kozhuv – Sigal Prishtina fillon në ora 19:00.