Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja shokohet nga Levski

  • Peja shokohet nga Levski
2 Shkurt 2016

 

Peja ka pësuar humbje të martën mbrëma në shtëpi të vet nga Levski 2014 me rezultat 79:85 (18:17, 22:24, 17:28, 22:16) në kuadër të Grupit C të fazës së dytë të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Në dy cerekët e parë është zhvilluar luftë e barabartë, derisa në cerekun e tretë ishin mysafirët nga Bullgaria ata që e diktuan ritmin e lojës dhe ia dolën që këtë pjesë të lojës ta fitojnë me 11 pikë dallim, 28:17. Në dhjetëminutëshin e fundit pejanët arritën të kthehen në lojë, por kjo nuk ju mjaftoi dhe kështu në fund u desh të pajtohen me disfatën.

Duhet theksuar se kjo është humbja e dytë e Pejës në BIBL, pas asaj të parës të regjistruar nga Bashkimi në Prizren në tetor të vitit të kaluar në kuadër të Grupit B.

Më të merituarit për triumfin e skuadrës nga Sofja ishin Aleks Simeonov me 21 pikë, 10 kërcime e 6 asistime dhe Evgeni Hadzhirusev me 14 pikë, 6 asistime e 4 kërcime.

Te verdhezinjtë më efikasit ishin Drilon Hajrizi me 24 pikë, 6 kërcime e 5 asistime dhe Kevin Burwell me 15 pikë.

Javën e ardhshme Levski është mysafire e Sigal Prishtinës, kurse Peja është nikoqire e Kozuv-it.

Peja-Levski 79:85 (18:17, 22:24, 17:28, 22:16)
Palestra e Sportit “Karagaçi” në Pejë.
Shikues: 2000.
Gjyqtarë: D. Kralj, Z. Mitrovski, A. Pavlov.
Peja: Rugova 2, Deliq 11, Hajrizi 24, Davis 14, Burwell 15, Covington 8, Mekaj, Grapci 2, Hajdari, Muriq, S. Zekiqi 3, B. Zekiqi.
Levski: Hadzhirusev 14, Simeonov 21, Doychinov 11, Petkov 7, Ivkov 2, Dimitrov, Zahariev, Alipiev, Peychinov 6, Slaveykov 12, Minchev 12.