Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja-Teodo, në luftë për pozitën e dytë në Grupin D në Ligën Ballkanike

  • Peja-Teodo, në luftë për pozitën e dytë në Grupin D në Ligën Ballkanike
1 Mars 2017

Ndeshja e fundit e fazës së dytë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:00 në "Karagaçi" të Pejës, ku Peja është nikoqire e Teodo-s në Grupin D.

Në këtë ndeshje do të përcaktohet edhe cila prej këtyre dy ekipeve do të përfundoj në pozitën e dytë në grup. Në fakt Peja duhet të mposht Teodo-n me 21 pikë dallim në mënyrë që të arrijë të përfundoj në vend të dytë. Për këtë arsye skuadra nga Tivati i Malit të Zi ka punë  më të lehtë dhe është në pozitë më të mirë para këtij dueli.

Peja do të mbështetet në tifozët e saj dhe në lojtarët si Veseli, Rundles, Dahlman, Abramovic etj.

Verdhezinjtë do të përpiqen të fitojnë me koshdallim sa më të madh dhe për këtë arsye pritet duel mjaft interesant dhe me rivalitet të theksuar në parket.