Me përballjen në mes Vllaznimit dhe Bashkimit që do të luhet të premten me fillim nga ora 17:00 do të nis java e dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndërkaq të shtunën në program janë dy ndeshje, ku Kerasan Prishtina është nikoqire e Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Ylli e pret në Therandë Rahovecin.
Ndërkohë kryendeshja e xhiros së dhjetë do të zhvillohet të dielën në “Karagaçi”, kur Peja e pret Trepçën. Në ballafaqimin e parë të luajtur në “Minatori” në javën e tretë fitore patën shënuar verdhezinjtë me rezultat të ngushtë 56:54, andaj edhe kësaj radhe pritet rivalitet i madh në parket ndëmjet këtyre dy skuadrave.
Peja në edicionin e deritashëm e ka të regjistruar vetëm një humbje në elitën e basketbollit kosovar dhe atë nga Sigal Prishtina, kurse Trepça ka tri disfata të pësuara.
E premte
Vllaznimi – Bashkimi 17:00
E shtunë
Kerasan Prishtina – Sigal Prishtina 17:00
Golden Eagle Ylli – Rahoveci 19:00
E diel
Peja – Trepça 17:00