Peja ashtu sic është pritur ka shënuar fitore të shtunën mbrëma në “Karagaci” duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 111:89 (25:19, 32:23, 21:18, 33:29) në kuadër të xhiros së XIX në Superligën e Kosovës në basketboll.
Peja ka dominuar prej fillimit e deri në fund të takimit, derisa therandasit asnjëherë nuk ua rrezikuan fitoren verdhezinjve, të cilët arritën të jenë më të mirë se rivalët e tyre në të katër periudhat e lojës.
Më të dalluarit te Peja ishin AJ West me 28 pikë e 13 kërcime, Drilon Hajrizi me 26 pikë e 4 kërcime, Nenad Deliq me 19 pikë e 8 kërcime dhe Leonard Mekaj me 10 pikë, 3 kërcime e 12 asistime.
Në anën tjetër te Golden Eagle Ylli më efikasit ishin Montreal Scott me 34 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, Urim Zenelaj me 23 pikë, 20 kërcime e 5 asistime dhe Erris Nushi me 16 pikë e 4 kërcime.