Ashtu edhe siç është pritur Peja e ka nisur stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në basketboll me fitore, pasi të premten mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë ka triumfuar ndaj Vllaznimit me rezultat 113:71.
Në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e basketbollit kosovar të shtunën dhe të dielën janë në program edhe dy ndeshje të tjera.
Të shtunën në Vushtrri, Trepça e pret Kerasan Prishtinën, duel ky që do të luhet duke filluar nga ora 12:00 kurse të dielën në Therandë, Golden Eagle Ylli është nikoqir i Bashkimit të Prizrenit. Kjo ndeshje do të luhet në palestrën e sportit “13 Qershori” me fillim nga ora 19:00.