Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja triumfoi në ndeshjen e parë finale të Ligës Ballkanike

  • Peja triumfoi në ndeshjen e parë finale të Ligës Ballkanike
23 Mars 2017

Peja ka triumfuar të mërkurën në "Karagaçi" me rezultat 83:79 kundër Kumanovës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Në këtë mënyrë skuadra kosovare do të udhëtojë për në Maqedoni me avantazh prej 4 pikëve, ku do të takohet me Kumanovën në gjysmëfinalen e dytë, aty edhe ku do të vendoset se cila prej këtyre dy ekipeve është finaliste e Ligës Ballkanike.

Prej fillimit të ndeshjes në "Karagaçi" është zhvilluar një lojë e barabartë, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, ndërsa kishte momente, si ai në çerekun e katërt kur Peja kishte avantazh edhe prej 13 pikëve, por të cilin nuk arriti ta ruaj dhe kështu në fund u desh të pajtohet me fitore me avantazh të lehtë para udhëtimit për në Kumanovë.

Robert Abramovic ka shënuar 22 pikë për verdhezinjtë, kurse Slobodan Miljaniq ka kontribuar me 15  dhe Alban Veseli ka shtuar 14 pikë e 12 kërcime.

Në anën tjetër te ekipi maqedonas më efikasi ishte Yonel Brown me 33 pikë.