Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja vazhdon me ecurinë pozitive

  • Peja vazhdon me ecurinë pozitive
14 Nëntor 2015

Peja ka triumfuar ndaj Bashkimit me shifrat 88:73 (19:16, 21:18, 27:17, 21:22) në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaci” në kuadër të xhiros së IX-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Dy cerekët e parë të takimit ishin të baraspeshuar, e këtë më së miri e dëshmon rezultati 40:34 në përfundim të pjesës së parë, derisa në cerekun e tretë ishin nikoqirët ata që e morën lojën nën kontroll për ta diktuar ritmin deri në përmbyllje të takimit.

Më të dalluarit te Peja ishin Drilon Hajrizi me 19 pikë, Alban Veseli me 18, Kevin Borwell me 14, Ronald Davis me 13 dhe Leonard Mekaj me 11 pikë.

Në anën tjetër te Bashkimi më efikasit ishin Marcel Jones me 20 pikë dhe Theron Bussey me 19 sosh.