Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja vazhdon pa humbje

  • Peja vazhdon pa humbje
24 Tetor 2016

Ekipi i Pejës vazhdon të jetë lider i Superligës së Kosovës në basketboll pas fitores në Mitrovicë ndaj Trepçës me rezultat 56:54 (19:11, 17:20, 8:20, 12:3). 

Trepça, para shikuesve të vet në sallë të mbushur, kishte gjasa për fitore dhe kishte eëprsi prej 10 pikësh në çerekun e katërt.

Mirëpo, ky ekip kollapsoi totalisht në dhjetëminutëshin e fundit duke shënuar vetëm tri pikë për dhjetë minuta lojë dhe duke mos shënuar për më shumë se shtatë minuta.

Kjo i mundësoi Pejës që në sekondat e fundit të hyj me rezultat të barabartë dhe me posedim të topit.

Pas shënimit të Reed në sekondat e fundit të ndeshjes Peja bëri rikthimin më interesant të këtij edicioni dhe arriti fitoren e tretë në tri xhiro.

Te verdhezinjtë më efikasit ishin Salih Nuhanoviq me 14 pikë e 11 kërcime dhe Alban Veseli me 11 pikë, kurse te Trepça me lojë të mirë janë dalluar Frederic Stutz me 18 pikë e 9 kërcime dhe Scott Montrael me 11 pikë e 4 kërcime.

Sigal Prishtina, e udhëhequr nga trajneri i ri Jeronimo Sarin fitoi me rezultat 94:54 ndaj Kerasan Prishtinës, duke shënuar kështu fitoren e oarë këtë edicion, kurse Bashkimi shënoi fitore të pritshme kundër Vllaznimit me rezultat 85:59 duke mbetur një prej dy ekipeve pa humbje në tri xhirot e para.

Golden Eagle Ylli është treguar skuadër më e mirë se Rahoveci ndaj të cilës ka regjistruar fitore me rezultat 77:59, ndeshje kjo me të cilën edhe është përmbyllur xhiroja e tretë në elitën e basketbollit kosovar.