Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja zhgënjen sërish, Sigali kërkon fitore

  • Peja zhgënjen sërish, Sigali kërkon fitore
18 Shkurt 2015

Ekipi i Pejës është mposhtur për herë të dytë brenda një jave nga Craiova. Pas humbjes në Pejë nga ky ekip rumun, në ndeshjen në Rumani, Peja kishte edhe më pak gjasa dhe kjo u pa qysh në fillim të ndeshjes.

Craiova në minutat e parë të ndeshjes krijoi epërsi 12:2 dhe e përfundoi çerekun e parë 23:13. Në 30 minutat në vazhdim, Peja nuk është se bëri ndonjë tentim serioz për tu kthyer në lojë dhe epërsia e Craiovës që nga çereku i dytë e tutje vazhdimisht ishte rreth 20 pikë.

Në fund ekipi rumun fitoi 97:75. Peja tashmë është në vendin e dytë në grupin C me bilanc të njëjtë si Craiova (3 fitore dhe 2 humbje) dhe duhet të mposhtë Mornarin në Bar për të parë nëse ka gjasa për vend të parë në grup, që dërgon direkt në gjysmëfinale.

Sigal Prishtina ndërkaq, sot është nikoqire e Sutjeskës. Ndeshja e javës së kaluar ndërmjet këtyre dy ekipeve u ndërpre për shkak të sulmit të shikuesve ndaj bankës së Sigal Prishtinës dhe u regjistrua me rezultat 0:20 në të mirë të kampionit të Kosovës.

Sigal Prishtina edhe në këtë ndeshje është ekip favorit dhe me fitore eventuale do të përforcohej në pozitën e dytë në grupin D, para dueleve shtesë për plasman në gjysmëfinale.