Derbi i xhiros së XI në Ligën e Femrave në basketboll i zhvilluar në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Penzës nga Peja ka përfunduar në dobi të mysafireve me rezultat 80:67.
Basketbollistet nga Peja prej fillimit e deri në fund të takimit ishin ato që e kanë diktuar ritmin e lojës, duke mos i lejuar rivalet e tyre që për asnjë çast t’ua rrezikojnë fitoren, andaj edhe me meritë e kanë përmbyllur duelin me fitore, duke u bërë kështu skuadra e vetme e cila nuk e ka regjistruar asnjë disfatë në stinorin vjeshtor.
Në anën tjetër prishtinaset nuk ishin as përafërmi ato që jemi mësuar t’i shohim në parket, ndoshta edhe për faktin se skuadra bardhekaltër ka bërë përjetuar ndryshime në përbërje, ku dy nga lojtaret kyçe të saj, Irma Konjusha dhe Saranda Daci në këtë edicion janë transferuar pikërisht te Penza.