Basketbollistet e Penzës nga Peja të dielën mbrëma kanë shënuar fitore (68:55) shumë të rëndësishme në udhëtimin në kryeqytet, duke e mposhtur Pro Bet Prishtinës me ç’rast edhe e kanë marr kryesimin në Ligën e Femrave, që do të thotë se në “play-off” do të startojnë nga pozita e parë.
Në anën tjetër Pro Bet Prishtina duhet të kënaqet me vendin e dytë dhe tani në garat shtesë për kundërshtare do ta ketë skuadrën nga Prizreni, Bashkimin, që në radhët e veta i ka dy basketbolliste amerikane, të cilat edhe janë bartëset kryesore të lojës së ekipit prizrenas.
Sa i përket duelit të luajtur në Prishtinë, deri në çerekun e katërt është zhvilluar lojë e barabartë, por më pas në dhjetëminutëshin e dytë ishin pejanet ato që dominuan në parket dhe kështu në fund ia dolën të triumfojnë dhe të sigurojnë pozitën e parë.