Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përballje interesante në Ligën e Parë

  • Përballje interesante në Ligën e Parë
5 Nëntor 2019

Takime interesante do të zhvillohen në javën e katërt të Ligës së Parë.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro do të zhvillohet të mërkurën mes Dritës dhe Vushtrrisë. Gjilanasit kanë dy humbje në dy ndeshje, derisa vushtrriasit kanë një fitore dhe dy humbje në tri xhirot e para.

Vëllaznimi, që ka tri fitore në tri ndeshjet e para, të enjten do të ballafaqohet me New Basket, që ka tri humbje në tri ndeshje.

Takimi më interesant i kësaj sfide është në mes Kerasan Prishtinës dhe AS Prishtinës. Kerasan Prishtina ka tri fitore në tri përballje, kurse AS Prishtina ka dy fitore në dy sfida.

Java e katërt përmbyllet me takimin Prishtina e Re-Borea. Prishtina e Re ka një fitore dhe një humbje, kurse Borea tre humbje.

Liga e Parë - Java 4

E mërkurë

19:00 Drita - Vushtrria

E enjte

20:00 Vëllaznimi - New Basket

E premte

18:30 Kerasan Prishtina - AS Prishtina

20:30 Prishtina e Re - Borea