Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka paraqitur 5 Përfaqësuese të reja në të dyja konkurrencat për të marr pjesë në Kampionatet Evropiane në Divizione të ndryshme.
Ashtu si edhe verën që e lamë pas në konkurrencën e meshkujve, Kosova do të përfaqësohet me gjeneratat U-16, U-18 dhe U-20, kurse në atë të femrave me U-16 dhe U-18.
FIBA tashmë është përcaktuar për nikoqirët e këtyre Kampionateve Evropiane, ndërsa në Pragë të Çekisë të shtunën do të hedhet shorti për Kampionatet Evropiane të kategorive të reja në të dyja konkurrencat, kur edhe përfaqësueset tona do t’i marrin vesh kundërshtarët e tyre.
Shorti do të tërhiqet të shtunën prej orës 10:30 - 13:00.
Më poshtë do t’i paraqesim vendet ku do të zhvillohen Kampionatet Evropiane, gara në të cilat Përfaqësueset tona do të marrin pjesë, si dhe datat kur ato do të mbahen.
Meshkujt
Përfaqësuesja U-16 do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B në Sofje të Bullgarisë prej 10 deri më 19 gusht 2017.
Përfaqësuesja U-18 do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni C në Nicosia të Qipros prej 4 deri më 9 korrik 2017.
Përfaqësuesja U-20 do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B në Oradea të Rumanisë prej 14 deri më 23 korrik 2017.
Femrat
Përfaqësuesja U-16 do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni C në Gjibraltar prej 25 deri më 30 korrik 2017.
Përfaqësuesja U-18 do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni C në Malta prej 4 deri më 9 korrik 2017.