Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përfaqësuesja e Kosovës grumbullohet më 20 nëntor në Prishtinë

  • Përfaqësuesja e Kosovës grumbullohet më 20 nëntor në Prishtinë
15 Nëntor 2017

Përfaqësuesja A e Kosovës do të grumbullohet që nga dita e hënë në Prishtinë në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për Dritaren e Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”. Ndeshjen e parë, Kosova do ta luaj si nikoqire, kundër Lituanisë.

Të gjitha basketbollistët e ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg i janë përgjigjur ftesës pozitivisht dhe ata tashmë pritet që të zbarkojnë në kryeqytet që nga 19 nëntori.

Përfaqësuesja jonë prej 20 deri më 23 nëntor do të zhvilloj nga dy seanca stërvitore në ditë, derisa në ditën e ndeshjes, Kosova do ta mbaj një stërvitje në orët e paradites. Në anën tjetër Përfaqësuesja e Lituanisë do të arrij në Prishtinë më 23 nëntor, ndërsa do ta zhvilloj vetëm një seancë stërvitore dhe atë në ditën e ndeshjes në orët e paradites.

Ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë do të zhvillohet më 24 nëntor me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe i takon Grupit C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”. Një ditë pas kësaj ndeshje, Kosova do të udhëtoj për në Debrecen për t’u përballur me Hungarinë në ndeshjen e dytë kualifikuese. Ky takim do të luhet më 26 nëntor.

Duhet theksuar se punimet rreth vendosjes së ulëseve shtesë në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë janë duke shkuar mirë, dhe sipas kontraktuesit palestra me 2800 ulëse do të jetë e gatshme për ndeshjen ndaj Lituanisë.

Përfaqësuesja e Kosovës (lista e gjerë):
1. Arti Hajdari
2. Erjon Kastrati
3. Alban Veseli
4. Granit Rugova
5. Dardan Berisha
6. Scott Bamforth
7. Urim Zenelaj
8. Samir Zekiqi
9. Ergin Grosha
10. Lis Shoshi
11. Gëzim Morina
12. Fisnik Rugova
13. Shaën Jones
14. Leonard Mekaj
15. Muhamet Hasani
Përzgjedhësi i Kosovës: Brad Greenberg
Ndihmëstrajnerët: Ernie Nestor dhe Andin Rashica