Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të premten, më 14 korrik, do të udhëtojë në një mini-turne në Austri dhe Sllovaki për të zhvilluar ndeshje përgatitore me përfaqësueset e këtyre dy vendeve, të cilat ngjashëm me përfaqësuesen tonë, marrin pjesë në ciklin para kualifikues për Kupën e Botës Kina 2019.
Qendra Gazmend Sinani, i cili u lirua nga përgjegjësitë në përfaqësuese pasi pësoi gjatë stërvitjes një lëndim, nuk do të udhëtojë me përfaqësuesen, kurse pritet të jetë jashtë terrenit për rreth dy javë.
Selektori Brad Greenberg dhe ndihmësit e tij kanë vendosur që përfaqësuesja të udhëtojë me përbërjen e plotë aktuale (14 lojtarë), të cilët do t’i sprovojë në tri ndeshje që do të zhvillohen më 15 korrik në Kapfenberg kundër Austrisë, dhe 18 dhe 19 korrik në Bratisllavë kundër Sllovakisë.
Lista e lojtarëve për ndeshjet miqësore me Austrinë dhe me Sllovakinë:
- Dardan Berisha, Juvecaserta, ITA
- Arti Hajdari, KB Peja, KOS
- Leonard Mekaj, KB Peja, KOS
- Jaren Sina, George Ëashington University, NCAA
- Alban Veseli, KB Peja, KOS
- Urim Zenelaj, KB Prishtina, KOS
- Drilon Hajrizi, KB Prishtina, KOS
- Samir Zekiqi, KB Trepca, KOS
- Erion Kastrati, KB Olimpija Ljubljana, SLO
- Gëzim Morina, Primorska, SLO
- Ergin Grosha, KB Ylli, KOS
- Lis Shoshi, Little Rock Arkansas, NCAA
- Fisnik Rugova, KB Prishtina
- Granit Rugova, KB Prishtina
Kosova në para kualifikime për Kupën e Botës është në grup me Maqedoninë dhe me Estoninë. Cikli i para kualifikimeve fillon më 2 gusht.