Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përfundoi kampi për gjyqtarët fillestarë

  • Përfundoi kampi për gjyqtarët fillestarë
1 Shtator 2014

Ka përfunduar kampi tre ditor për gjyqtarët fillestarë, i mbajtur në Prishtinë. Në kampin e udhëhequr nga koordinatori teknik i FBK-së Faton Kurshmulija dhe instruktorët Daut Mehmeti dhe Xhelal Mumini morrën pjesë mbi 20 gjyqtarë të rinj dhe perspektivë.

Në kamp për tri ditë me radhë u punua në aspektin teorik dhe praktik në mekanikën me 2 dhe 3 gjyqtarë dhe në njohuritë bazike të ndarjes së drejtësisë.

Gjyqtarët e rinj kanë pasur rast që të gjykojnë ndeshje miqësore të kategorive të reja, të zhvilluara në palestrën e Fakultetit të Shkencave Sportive.