Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përfundoi Kampi Veror për të Rinj “Prishtina 2014”

  • Përfundoi Kampi Veror për të Rinj “Prishtina 2014”

21 Korrik 2014

Të shtunën (19.07.2014) me ndeshjen “All Star” ka përfunduar Kampi Veror për të Rinj “Prishtina 2014”, i cili është organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), ndërsa është përkrahur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS) dhe Organizata e Pavarur për Edukim Sportiv në Kosovë (OESK).
Përveç ndeshjes “All Star” organizatorët e kampit kanë organizuar edhe lojëra të ndryshme ku janë testuar aftësitë e basketbollistëve dhe basketbollisteve të reja që ishin pjesë e këtij aktiviteti. Të gjithë fituesit e lojërave të organizuara janë shpërblyer me çmime modeste. Gjithashtu organizatorët në fund iu kanë ndarë certifikata të gjithë pjesëmarrësve të kampit.

Kampi në aspektin profesional është udhëhequr nga instruktori i dërguar nga FIBA, trajneri i mirënjohur slloven, Dejan Mihevc, kurse koordinatorë të këtij aktiviteti kanë qenë Jeton Nixha dhe Elvira Dushku.

Ndërkaq krahas instruktorit të FIBA-s në kamp me fëmijët kanë punuar edhe 9 trajnerë vendorë: Fikret Shatri, Pal Syla, Ilir Selmani, Fidan Shatri, Valbona Bytyqi, Arbnore Perquku, Arianit Morina, Vigan Bytyqi dhe Hekuran Husaj.

Dejan Mihevc është shprehur i kënaqur me punën që është bërë për këto 7 ditë në Kampin Veror për të Rinj “Prishtina 2014” dhe një gjë të tillë ai e ka thënë edhe në përmbyllje të kampit para të gjithë pjesëmarrësve: “Jam shumë i lumtur që pata rastin të punoj për një javë në këtë kamp, i cili për të gjithë ne ka qenë një eksperiencë e re. Duke filluar nga dita e parë dhe deri në atë të fundit për mua si instruktor i këtij kampi, por edhe për organizatorët e rëndësishme ka qenë që fëmijët të kënaqen me basketboll dhe të mësojnë sa më shumë gjëra të reja, të cilat në të ardhmen do t’i praktikojnë. Unë uroj që aktivitete të tilla Federata e Basketbollit të Kosovës të vazhdoj të organizoj, sepse të rinjtë janë e ardhmja e çdo vendi, andaj kështu duhet të jetë edhe në Kosovë. Kemi punuar shumë, e kemi dhënë maksimumin të gjithë, duke filluar nga koordinatorët, trajnerët, organizatorët, fëmijët dhe për këtë arsye vlerësoj se ky kamp e ka realizuar pritshmërinë dhe mund të thuhet se ka qenë më se i suksesshëm”.

Duhet theksuar se gjatë kampit pjesëmarrësit kanë pasur rastin të jenë edhe pjesë e ligjërimeve të edukatorëve të OESK-ut me temën “Fair Play”, derisa të njëjtit janë përkujdesur që fëmijët të zbaviten në kamp duke marr parasysh se ata kanë pasur nevojë edhe për argëtim krahas punës së madhe që e kanë bërë me 2 herë në ditë stërvitje.

Kampi Veror për të Rinj “Prishtina 2014” ka startuar më 12 dhe ka përfunduar më 19 korrik, ndërsa është mbajtur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kurse stërvitjet janë zhvilluar në terrenet e kësaj qendre, pastaj në palestrën “1 Tetori” si dhe në palestrën e Fakultetit të Shkencave Sportive.
Krahas FBK-së, MKRS-së dhe OESK-ut, kampin e kanë mbështetur edhe uji “Bonita” dhe kompania sportive “Sporting”.