Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përfundoi Klinika e gjyqtarëve e organizuar nga FBK dhe FIBA Europe

  • Përfundoi Klinika e gjyqtarëve e organizuar nga FBK dhe FIBA Europe
  • Përfundoi Klinika e gjyqtarëve e organizuar nga FBK dhe FIBA Europe
  • Përfundoi Klinika e gjyqtarëve e organizuar nga FBK dhe FIBA Europe
22 Shkurt 2016

Për tre ditë radhazi në Prishtinë në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe FIBA Europe është mbajtur Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial (Nacional) për thirrje të FIBA-s.

Në këtë Klinikë kanë ligjëruar Davorin Nakiç, shef i Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Europe dhe Gjorgi Piperkov, instruktor i FIBA-s.

Klinika është ndarë në tri pjesë: teori, testime dhe praktikë.

Ligjëratat janë mbajtur në hotel “Emerald” në Prishtinë, kurse testimet dhe ndeshjet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, si dhe në Kolegjin ISP në Marigona Residence.

Gjyqtarët kandidatë potencial të FBK-së që kanë marr pjesë në këtë Klinikë janë: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini, Elion Obërtinca, Dardan Maxhuni, Blendi Fejza, Ngadhnjim Shabani, derisa kanë marr pjesë edhe tre kandidatë të tjerë, dy nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia, si dhe instruktori nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija.

Krahas ligjëratave dhe testimeve, gjyqtarët e lartëpërmendur e kanë ndarë drejtësinë në 9 ndeshje të kategorive të ndryshme (Superligë, Ligë të Femrave, Kadetë dhe Juniorë) me ç’rast janë vëzhguar nga Nakiç dhe Piperkov.

Koordinatori teknik i FBK-së, Faton Kurshumlija është shprehur i kënaqur me gjithë punën e bërë për tre ditë nga gjyqtarët kandidatë potencial për thirrje të FIBA-s:  

“Ka qenë kënaqësi që i kemi pasur në Prishtinë emra të mëdhenj të ndarjes së drejtësisë në Evropë, si Davorin Nakiç dhe Gjorgi Piperkov. Kjo ka qenë hera e parë që nga paslufta që është organizuar një Klinikë e tillë në Kosovë dhe gjyqtarët kandidatë potencial për thirrje të FIBA-s kanë pasur rast të mësojnë nga më të mirët e kësaj lëmie. Është punuar shumë gjatë këtyre ditëve, por në të njëjtën kohë gjyqtarët edhe kanë mësuar shumë. Kanë qenë tri ditë të ngarkuara me ligjërata, testime dhe ndeshje, por e rëndësishme është se ka filluar ky proces dhe tani duhet të vazhdoj.  Ky ka qenë një edukim për gjyqtarët e rinj dhe nuk ka qenë një kualifikim për licencë të FIBA-s. Tani këta gjyqtarë të rinj do të jenë vazhdimisht në monitorim të FIBA-s në ndeshjet e kampionateve  vendore dhe ka gjasa që disa prej tyre në vitin 2017 të bëhen gjyqtarë të rinj ndërkombëtar, por për të arritur deri aty duhet shumë punë. Fakti që këta kanë qenë pjesë e kësaj Klinike nuk i garanton  ata se do të bëhen gjyqtarë ndërkombëtar, por puna, përkushtimi dhe vullneti i tyre ua sigurojnë një gjë të tillë”.