Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përfundoi Kursi Teknik për Trajnerë të Basketbollit-Niveli i Dytë

  • Përfundoi Kursi Teknik për Trajnerë të Basketbollit-Niveli i Dytë
  • Përfundoi Kursi Teknik për Trajnerë të Basketbollit-Niveli i Dytë
23 Dhjetor 2017

Të premten ishte dita e fundit e Kursit Teknik për Trajnerët të Basketbollit – Niveli i Dytë.

Ky kurs ka filluar më 17 dhe ka përfunduar më 22 dhjetor, derisa është organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK). Kursi është mbajtur në Kolegjin “ISP” në lagjen “Marigona Residence” në Prishtinë.

Ligjërues në Kursin Teknik për Trajnerë ka qenë instruktori i FIBA-s, slloveni Anton Krump, kurse ligjëratat i kanë ndjekur trajnerët, të cilët vitin e kaluar e kanë kryer me sukses nivelin e parë (20 trajnerë).

Kursi Teknik gjashtë-ditor është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës.

Kursi për trajnerë ka mundësuar që trajnerët kosovarë të marrin certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) të nënshkruara nga eksperti i FIBA-s, për një kurs që është mbajtur në Kosovë.

Anton Krump, instruktor i FIBA-s:

“Kanë qenë gjashtë ditë të mira dhe me punë intensive. Trajnerët kanë punuar me vullnet të madh, dhe në të njëjtën kohë kanë pasur më shumë hapësirë për të prezantuar, pra kursi ka qenë më shumë interaktiv, pasi natyra e tij është e tillë.

Unë jam i kënaqur me punën që e kanë bërë trajnerët dhe jemi dakorduar që do të vazhdojmë të punojmë edhe në vitin e ardhshëm së bashku. Unë ju kam dhënë punime për të bërë gjatë kësaj periudhe dhe besoj se ata do të fokusohen që t’i kryejnë ato me përpikëri, sepse vetëm kështu mund të bëhen trajnerë.

Kësaj radhe janë certifikuar vetëm trajnerët që kanë qenë të përkushtuar që nga dita e parë e deri te ajo e fundit, dhe ata që i kanë kryer punimet gjatë këtyre ditëve.

Federata e Basketbollit e Kosovës është e përkushtuar në ndërtimin e kuadrove, këtë vullnet kam pasur rastin të shoh gjatë këtij një viti bashkëpunimi, por edhe trajnerët duhet ta kuptojnë se vetëm me Klinika, Seminare, Punëtori, prezantime, detyra të shtëpisë mund të përparojnë dhe të bëhen trajnerë me autoritet në basketbollin kosovar e më gjerë”.