Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përfundoi turneu ndërkombëtar në Shkup për grupmoshën U-14

  • Përfundoi turneu ndërkombëtar në Shkup për grupmoshën U-14
15 Janar 2017

Të dielën ka përfunduar Turneu Ndërkombëtar në Shkup për grupmoshën U-14, në të cilin pjesëmarrës ishin shtete si Maqedonia, Kosova, Bullgaria dhe Rumania.

Kosova U-14 i ka zhvilluar tri ndeshje dhe në të gjitha ka pësuar humbje, ku në ditën e parë është mundur nga nikoqiri, Maqedonia me rezultat 95:49, kurse në ditën e dytë është mposhtur nga Bullgaria me shifrat 76:44 dhe në ditën e fundit nga Rumania me rezultat 64:49.

Për basketbollistët e Kosovës U-14 këto ishin ndeshjet e para që i kanë luajtur së bashku, derisa aktiviteti i radhës i kësaj grupmoshe është pjesëmarrja në turneun që do të organizohet në muajin prill në Rumani.

Duhet theksuar se Kosova së bashku me tri shtetet e lartëpërmendura janë pjesë e projektit të FIBA Europe Youth Development Fund që udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa në kuadër të këtij projekti që ka filluar në qershor të vitit të kaluar dhe do të përfundoj në qershor të vitit 2018 në program janë kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, turne, vizita në Turqi të trajnerëve, si dhe të ekipeve.

Ky projekt ka për qëllim krahas socializimit të fëmijëve dhe trajnerëve të katër shteteve, edukimit të tyre dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet vete, edhe ndërtimin e basketbollistëve, por edhe të ekipeve nacionale, të cilat pas dy vjet pune do të përfaqësojnë shtetet e tyre në Kampionatet Evropiane të kategorisë U-16.

Ndërkaq turneu në Shkup për Kosovën ka qenë një përvojë e mirëseardhur, për të parë për së afërmi forcën dhe kapacitetin e djemve tanë, në mënyrë që në të ardhmen të fokusohemi në përmirësimin e gabimeve, por edhe ngritjen e nivelit brenda një periudhe dyvjecare, në mënyrë që më pas të jemi të denjë të përballemi me shtete që e kanë nivelin e basketbollit ndër gjenerata të reja aktualisht më të fortë sesa ne.