Në Prishtinë gjatë fundjavës është mbajtur FIBA SCOD Klinika për gjyqtarë.
Pas ditës së parë shumë të suksesshme, ku ligjëruan FIBA Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija, FIBA Instruktori, Gjorgi Piperkov dhe trajneri i mirënjohur, Arben Kransiqi, klinika ka vazhduar me ditën e dytë në punën praktike.
Fillimisht kanë ligjëruar Kurshumlija dhe Piperkov, derisa është vazhduar me punën praktike të gjyqtarëve në Mekaniken me 3PO dhe puna praktike të gjyqtarëve perspektivë në Mekaniken 2PO.
Puna praktike është mbajtur në sallën e Sporteve të Fakultetit të Shkencave Sportive në Prishtinë.
Në këtë Klinikë kanë marrë pjesë 55 gjyqtarë, derisa i është kushtuar rëndësi gjyqtarëve perspektivë që do të gjykojnë në elitën e basketbollit.