Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përfundon grumbullimi i Kombëtareve të reja

  • Përfundon grumbullimi i Kombëtareve të reja
8 Janar 2020

Të martën dhe të mërkurën janë grumbulluar Kombëtaret e reja në basketboll.

Për dy ditë në Prishtinë, Kosova U20 dhe Kosova U16 në të dyja konkurrencat janë stërvitur, derisa lojtarët/et kanë treguar përkushtim maksimal dhe dëshirë të madhe për të veshur fanellën e Kosovës.

Në këtë grumbullim kishte një numër të madh të lojtarëve/eve, derisa në grumbullimet e ardhshme pritet tu bashkohen edhe lojtarët që luajnë jashtë Kosovës dhe për shkak të angazhimeve nuk mund të ishin pjesë tani.

Trajnerët janë ndarë të kënaqur me angazhimin e lojtarëve/eve në stërvitje, duke shpresuar se ky angazhim do të vazhdojë edhe në grumbullimin e ardhshëm që pritet të bëhet në prill.

Ky grumbullim ishte shumë i mirëpritur nga trajnerët për të pasur një pasqyrë për ekipin që do të kenë në garat ndërkombëtare.

Edhe kjo verë do të jetë me shumë aktivitete, ku grupmoshat e reja do të marrin pjesë në arenën ndërkombëtare.