Sot ka përfunduar Kampi Nacional i vajzave U-14, që për një javë është mbajtur në Suharekë. Fillimisht ishte kampi i meshkujve dhe më pas është mbajtur kampi i vajzave.
Kampi Nacional është mbajtur Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Suharekës dhe Klubin GoldenEagle Ylli. Gjithashtu kampi është ndihmuar nga sponsorët “GoldenEagle”, “StobiFlips” dhe “Ujë Rugove”.
Kampi është vlerësuar si shumë i suksesshëm dhe njëkohësisht shumë i rëndësishëm për gjeneratat e reja. Me anë të kampeve, FBK-ja synon të masivizojë basketbollin te gjeneratat e reja dhe të formohet edhe ekipi i Kosovës U-14.
Në ditën e fundit është organizuar edhe ndeshja “All Star”, gara 3x3, 1x1, gara në gjuajtje të lira, për tre pikë, kurse MVP është zgjedhur Etna Rexhepi. Ndërkohë, lojtarja më e përmirësuar është shpallur Malvina Haziri.