Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përfundon xhiroja e XXV e Superligës

  • Përfundon xhiroja e XXV e Superligës
31 Mars 2019

Në kuadër të javës së 25 në Superligën e Kosovës, në basketboll Lipjani shënoi fitore të pritur dhe të lehtë ndaj Boreas me rezultat 54:150 në përballjen e zhvilluar në palestren Karagaqi në Pejë.

Te Lipjani Michael Mitchel dhe James Johnson shenuan ka 30 pikë, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Musab Mala (26 pikë) dhe Arian Mehmeti (25 pikë).

Te Borea më i dalluari ishte Hamza Sylqa me 12 pikë.

Në anën tjetër, Rahoveci është kthyer në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Trepçës në “Mizahir Isma” për të triumfuar me rezultat 82-66.

Vizitorët e nisën më mirë takimin duke i shënuar tri pikë më shumë se vendasit në çerekun e parë të lojës (16:19).

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, mysafirët luajtën më mirë (18:26) duke shkuar në pushim me 11 pikë epërsi (34-45).

Mirëpo, pas kthimit nga pauza, nikoqirët bënë një përmbysje të rezultatit duke i shënuar 30 pikë në pjesen e tretë, ndërsa i pranuan vetëm katër.

Atyre u mjaftoi një pikë më shumë në çerekun e fundit (18:17) për ta ruajtur epërsinë dhe për ta fituar ndeshjen (82-66).

Më i mërituari për triumfin e Rahovecit ishte Frederick Richardson me 25 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime, kurse te Trepça u dallua Samir Zekiqi më 15 pikë dhe pesë kërcime.

Pas 25 xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës është Z Mobile Prishtina që prin bindshëm me maksimum të pikëve, gjithsej 50 sosh, kurse Golden Eagle Ylli është në pozitën e dytë me 43 pikë, Rahoveci në të tretën me 41 pikë dhe Ponte Prizreni në të katërtën me 37 pikë.