Pas takimit me kryetarin e FIBA Evropës, njëherësh kryetarin e Federatës Turke të Basketbollit, Turgay Demirel, kryetari i FBK-së Erolld Belegu ka pranuar edhe një shkresë nga Qeveria Turke, gjegjësisht kryeministri Ahmet Davutoglu.
Davutoglu është përgjigjur në urimin që kreu i FBK-së i kishte bërë me rastin e emërimit të tij në këtë post.
“Duke iu falënderuar sinqerisht për mesazhin urues me rastin e zgjedhjes sime si Kryeministër, shprehi dëshirat më të mira për mirëqenien tuaj”, thuhet ndër të tjera në letrën ë kryeministrit turk Davutgolu, të përcjellë nëpërmjet Ambasadës së Turqisë në Kosovë.
Kryetari Belegu dje në takim me kryetarin e federatës turke Demirel siguroi mbështetjen edhe më të fuqishme të Turqisë në aspektet teknike të zhvillimit të basketbollit siç është puna me të rinj, me gjyqtarë dhe trajnerë.