Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përmbledhje e xhiros së parafundit

3 Maj 2014


Xhiroja e parafundit e kampionatit të rregullt të ETC Superligës në baskteboll solli ndeshje interesante dhe përcaktoi shumëçka sa i përket renditjes përfundimtare para fazës finale.

Kështu, Peja dhe Sigal Prishtina fituan ndeshjen e tyre të radhës ndaj Dritës, përkatësisht Trepçës.

DRITA-PEJA 100-105

Peja kaloi gjilanasit me pak vështirësi 100-105, duke fituar në fund për të ruajtur pozitën e liderit para ndeshjes vendimtare me Sigal Prishtinën.

TREPÇA-SIGAL PRISHTINA 82-107

Në anën tjetër, Sigal Prishtina iu kthye kampionatit vendor me fitore ndaj Trepçës, pas dy disfatave në pjesën finale të BIBL. Djelmoshat e Dokuzovskit, fituan 82-107 ndaj mitrovicasve.

RTV21-BASHKIMI 78-98

Bashkimi me fitore si mysafir ndaj RTV 21, siguroi edhe matematikisht vendin e tretë të renditjes për Play-Off, ku do t'i përcaktohet kundërshtari përfundimisht pas ndeshjes ndërmjet dyshes kryesuese.

KASTRIOTI-BESA 109-96

E Kastrioti me fitore ndaj Besës ka shtuar gjasat për të mbijetuar pasi që tashmë ka një fitore më shumë se RTV 21 dhe është shumë afër sigurimit të një vendi për Play-Out.