Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përmbyllet Java Evropiane e Sportit me aktivitetin në lojën 3x3

  • Përmbyllet Java Evropiane e Sportit me aktivitetin në lojën 3x3

30 Shtator 2020

Sonte është mbyllur edhe zyrtarisht Java Evropiane e Sportit #BEACTIVE me aktivitetin në 3x3, që u mbajt në Prishtinë, në lagjen Dardania, derisa aktivitet i ngjashëm ishte mbajtur edhe në Prizren.

Këto aktivitete janë organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Turneu në Prishtinë ishte shumë mirë i organizuar, ku morën pjesë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, Fitim Rexha, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, përfaqësues nga Ministria e Sportit, Departamentit të Sportit dhe Komunës së Prishtinës dhe personalitete nga basketbolli.

Si në Prizren, ashtu edhe në Prishtinë, morën pjesë shumë skuadra në të dy konkurrencat nën moshën 15-vjeçare. Sidoqoftë, qëllimi i turneut nuk ishte garues, por që të rinjtë të merren më shumë me sport dhe të jenë sa më aktivë.

Dumoshi në fjalën përmbyllëse është shprehur se, është e lumtur që po merr pjesë në këtë ngjarje dhe që Java Evropiane e Sportit, ku kishte shumë ngjarje sportive, po përmbyllet me një aktivitet shumë të rëndësishëm, siç ishte kjo në 3x3. Ajo u ka bërë thirrje fëmijëve të merren me sport, derisa është zotuar se do të investojë më shumë në infrastrukturë, pasi sukseset më të mëdha Kosova i ka në sport.

Para fjalimit të saj është zhvilluar edhe një lojë relaksuese mes zyrtarëve të FBK-së, MKRS-së, Departamentit të Sportit dhe Komunës së Prishtinës, duke fituar duartrokitjet e të pranishmëve.

Java Evropiane e Sportit u zhvillua nga 23 deri më 30 shtator.