Ponte Prizreni ka shënuar fitore si mysafir i Feronikelit me rezultat 93:101 (21:32, 21:19, 27:26, 24:24).
Takimi ishte shumë interesant, por në fund ka fituar skuadra prizrase që tani ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Feronikeli ka tri fitore dhe tetë humbje.
Mysafirët më mirë e nisën ndeshjen dhe e fitojnë çerekun e parë 21:32, por lojë më e barabartë u zhvillua në periodën e dytë, që e fituan vendasit 21:19. Lojë e barabartë u zhvillua edhe në periodën e tretë 27:26 dhe në atë të katërt 24:24. Në fund Prizreni fitoi 93:101, në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Te Feronikeli u dalluan Tyron Garland me 21 pikë, tri kërcime dhe tetë asistime dhe Arti Hajdari e Rinor Ahmeti me nga 18 pikë, kurse te Ponte më të mirët ishin Elliott Cole me 25 pikë dhe Malcom Canada me 18 pikë, pesë kërcime dhe dhjetë asistime e Ty Nichols me 18 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.