Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ponte Prizreni synon së paku gjysmëfinalen

  • Ponte Prizreni synon së paku gjysmëfinalen
  • Ponte Prizreni synon së paku gjysmëfinalen
7 Shkurt 2020

Ndeshjet çerekfinale në “Osa Termosistem Final 8” po priten me interesim të madh dhe sfidat pritet të jenë shumë interesante, duke marrë parasysh cilësinë e skuadrave.

Pikërisht ndeshja e parë çerekfinale është ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit.

Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, ka folur për synimet e skuadrës së tij në garat e Kupës. “Synimet tona janë që të jemi së paku në gjysmëfinale, e më pastaj do të shohim. Do të japim maksimumin tonë”, është shprehur Rifati për faqen zyrtare të FBK-së.

Takimi Peja-Ponte Prizren zhvillohet të martën nga ora 16:30 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Kjo është hera e dytë radhazi që Final 8 i Kupës zhvillohet në Rahovec. Edicionin e kaluar organizimi ishte për mrekulli, derisa organizatorët premtojnë se kësaj radhe do të jetë edhe më spektakolar.

Final 8 i Kupës do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt, ku pritet të ketë ndeshje shumë interesante dhe atmosferë të jashtëzakonshme në Rahovec.