FBK-ja ka pranuar në gjirin e saj 36 klube dhe shoqata.
Në bazë të këtij statuti të FBK-së, çdo anëtar pas aprovimit nga Bordi i FBK-së, duhet detyrimisht të marrë pëlqimin edhe nga Kuvendi i saj, si organ i vetëm që bënë pranimin e anëtarëve të rinj.
Në praktikën shumëvjeçare të FBK-së, ky rregull është anashkaluar nga kuvendarët dhe bordi, andaj bordi ka propozuar që të bëhet pranimi me aklamacion i të gjithë anëtarëve të FBK-së, gjë edhe që është bërë.
Këtu bëjnë pjesë edhe tre anëtarët më të rinj që bordi i pranoi përkohësisht më 12 dhjetor të 2013: KB Kaçaniku, KB Sfera dhe Shoqata "Sport 4 All".
Për korrektësi, statuti i derisotëm e edhe tani i riu, ku pranimi i anëtarëve duhet të bëhet nga Kuvendi, ka qenë i shkruar, mirëpo deri më tani asnjëherë nuk është respektuar.