Të enjten në adresë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka arritur urimi nga presidenti i FIBA-s, Horacio Muratore dhe sekretari i përgjithshëm i FIBA-s, Patrick Baumann për rizgjedhjen e Erolld Belegut në krye të FBK-së edhe për një tjetër mandat. Muratore dhe Baumann po ashtu e kanë përgëzuar Bordin e FBK-së në zgjedhjen në mandatin katërvjeçar (2016-2020).
"Më lejoni që t'ju uroj në emër të presidentit, z. Muratore për rizgjedhjen tuaj si kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur më 7 qershor. Po ashtu ju lutem përcjellni urimin tonë të sinqertë edhe për anëtarët e tjerë të Bordit në zgjedhjen e tyre. Ne ju dëshirojmë të gjitha të mirat në të ardhmen dhe besojmë në vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë për të promovuar dhe zhvilluar sportin tonë në vendin tuaj, por edhe më gjerë”, ka shkruar sekretari i përgjithshëm i FIBA-s, Patrick Baumann.