Sigal Prishtina i kthehet fitores pas humbjes në derbi.
Skuadra e Sigal Prishtinës ka kaluar lehtë sonte ndaj Kastriotit duke iu kthyer fitores në ETC Superligë pas serisë prej nëntë fitoreve me radhë.
Djelmoshat e trajnerit Ceyhun Cabadak kanë treguar cilësitë e tyre sonte ndaj mysafirëve nga Ferizaji, Kastriotit, duke i mposhtur thellë me rezultat 129-63.
Me këtë fitore Sigal Prishtina ka ngritur numrin e fitoreve në 10 në kuadër të ETC Superligës, derisa Kastrioti i Ferizajit ka regjistruar humbjen e nëntë.