Sigal Prishtina ka triumfuar në Tivar të Malit të Zi kundër liderit të Grupit A në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL), skuadrës së Mornar-it me shifrat 75:86 (16:22, 26:21, 13:21, 20:22).
Në dy çerekët e parë është zhvilluar një luftë e barabartë ndërmjet dy ekipeve, por më pas në dhjetëminutëshin e tretë dhe të fundit ishin bardhekaltrit ata që gradualisht filluan t'i marrin gjërat nën kontroll dhe kështu në fund triumfuan me 11 pikë dallim.
Në këtë mënyrë kryeqytetasit u hakmorën për humbjen që ua shkaktuan malazezët në nëntor të vitit të kaluar me rezultat 72:62.
Më të dalluarit te Prishtina ishin Jason Washburn me 27 pikë e 13 kërcime, Dardan Berisha me 24 pikë dhe Mohamed Abukar me 24 sosh. Te Mornar-i më efikasit ishin Radoje Vujosheviq me 21 pikë e 6 kërcime dhe Balsa Radunoviq me 13 pikë e 5 kërcime.
Mornar-Sigal Prishtina 75:86 (16:22, 26:21, 13:21, 20:22)
Palestra e sportit në Tivar.
Gjyqtarë: D. Kunoshiq, I. Miliçeviq, A. Ferevski.
Mornar: Strange 9, B. Radunoviq 13, Vujosheviq 21, Çaliq, Mikoviq 1, Mugosha 7, Damjanoviq 3, Mijoviq 6, Peroviq 7, Lopiçiq 8, M. Radunoviq, Haxhibegoviq.
Sigal Prishtina: Kemp, Washburn 27, Berisha 24, Marinov 9, Abukar 24 , Warren 2, Azemi, Peci, Mazreku, Morina, Hasani.
Tabela-Grupi A
1. Mornar 5 1 11
2. Sigal Prishtina 3 2 8
3. Kozuv 2 4 8
4. Beroe 1 4 6