Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Prishtina i jep fund aventurës së Sutjeskës në BIBL

  • Prishtina i jep fund aventurës së Sutjeskës në BIBL
19 Shkurt 2015

Kampioni aktual i Kosovës, Sigal Prishtina, ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Ligën Ballkanike, duke e mposhtur Sutjeskën 99:92. Kjo  është humbja e dytë me radhë e Sutjeskës nga Sigal Prishtina, pas asaj të javës së kaluar me rezultatin zyrtar 20:0.

Sigal Prishtina nuk e nisi mire ndeshjen, pasi Sutjeska në çerekun e parë shkoi deri në 10 pikë epërsi (8:18), e cila në çerekun e dytë u ngrit deri në 16 pikë (25:41). Në çerekun e fundit u futën me rezultatin e barabartë 69:69.

Dy treshet e njëpasnjëshme të qendrës Bojan Trajkovski kur kishin mbetur edhe katër minuta lojë i dhanë Sigal Prishtinës siguri dhe qetësi për ta mposhtur Sutjeskën. Me shënimet e Trajkovskit, Sigal Prishtina krijoi një epërsi prej pesë pikëve (87:82) për ta mbyllur në fund ndeshjen me rezultat 99:92.

Sigal Prishtina ka bilanc me 3 fitore dhe 2 humbje, ndërsa Sutjeska ka 4 humbje dhe 1 fitore. Me këtë humbje skuadra nga Nikshiqi iu dha fund shpresave për kalim në çerekfinale.

Ndeshjen e ardhshme Sigal Prishtina e luan në shtëpi me skuadrën Rilski Sportistit, me datën 3 mars.