Basketbollistet e Prishtinës kanë shënuar fitore bindëse të mërkurën ndaj Penzës me rezultat 100:51 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-offit në Ligën e Femrave.
Bardhekaltrat prej fillimit e deri në fund kanë udhëhequr në rezultat dhe kështu pa ndonjë problem të madh kanë arritur të triumfojnë ndaj pejaneve.
Ndërkaq dyshja tjetër gjysmëfinaliste është Bashkimi dhe Kastrioti i Ferizajt. Përballja e parë ndërmjet tyre do të luhet të enjten.
Skuadra që shënon dy fitore renditet në finale.
Kampione në fuqi janë basketbollistet nga Prizreni, kurse Prishtina në këtë edicion ka arritur të stoliset me trofeun e Kupës së Kosovës.