Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Prishtina mposhtet nga AEK-u, përfundon garat në FIBA Europe Cup

  • Prishtina mposhtet nga AEK-u, përfundon garat në FIBA Europe Cup
1 Dhjetor 2015

Sigal Prishtina ka pësuar disfatë nga AEK Larnaca me rezultat 70:83 dhe në këtë mënyrë është skuadra qipriote ajo e cila e ka siguruar një vend në mesin e 32 klubeve që do të vazhdojnë garat në fazën e dytë të FIBA Europe Cup. Bardhekaltrit të martën mbrëma në prani të rreth 1800 shikuesve, të cilët për asnjë çast nuk reshtën së besuari në ta, madje as atëherë kur ishin në disavantazh prej 19 pikëve janë përshëndetur nga FIBA Europe Cup, garë kjo në të cilën kanë garuar në Grupin K, kurse pas gjashtë xhirove të zhvilluara kanë bilanc prej 4 humbje e 2 fitore. Energia Targu Jiu nga Rumania me 4 fitore e 1 humbje është ekipi që më herët e ka siguruar kualifikimin, ndërsa nga pozita e dytë do të shkoj AEK Larnaca, andaj dueli i sotëm në mes rumunëve dhe Astana-s nga Kazakistani më shumë mund të ketë karakter të prestigjit, duke marr parasysh faktin se nga 14 grupe sa janë gjithsej do të kualifikohen dy vendet e para, derisa edhe  4 vendet e treta më të mira do të sigurojnë kualifikimin në fazën e radhës të FIBA Europe Cup.

 

Linos Gavriel, trajneri i AEK-ut:  “Prishtina ka luajtur mirë në këtë fazë të edicionit në FIBA Europe Cup dhe ne e kemi ditur se do të jetë shumë vështirë të luajmë në këtë terren. Kjo edhe ka qenë arsyeja që kemi luajtur të koncentruar maksimalisht dhe kemi treguar karakter atëherë kur ishte më se e nevojshme. Ishim duke udhëhequr me 19 pikë dallim dhe për një kohë të shkurtër kemi rënë në 3 pikë, por e rëndësishme është që në ato momente ne luajtëm fortë dhe kështu bëmë që në fund të fitojmë dhe të vazhdojmë tutje në këtë garë”.

Primor Brezec, basketbollist i AEK-ut: “Është normale që në disa momente të ndeshjes kemi përjetuar rënie të ritmit. Janë gjëra që u ndodhin ekipeve të mëdha, andaj ne nuk kemi bërë panik, por jemi mobilizuar dhe kemi vazhduar të përmirësohemi nga minuta në minutë për të triumfuar në fund. Kemi shënuar fitore falë lojës ekipore dhe kjo është shumë e rëndësishme. Unë jam mësuar të luaj në atmosfera të tilla, por edhe jam mësuar që kundërshtarët të bëjnë përpjekje të më mbrojnë fortë, andaj edhe kësaj here nuk ishte diçka ndryshe. Për mua çdo ndeshje është e njëjtë, hyj në parket e jap maksimumin në parket dhe jam i lumtur nëse dalim me fitore”.

 

Marjan Ilievski, trajner i Sigal Prishtinës: “E rëndësishme është që nuk ka munguar vullneti dhe dëshira për fitore tek basketbollistët. Ata e dhanë maksimumin, por as kjo nuk mjaftoi. Fakti se luajmë në tri gara na ka lodhur shumë dhe kjo është vërejtur edhe në këtë ndeshje. Sidoqoftë ne na mbetet tani të përqendrohemi në Ligën Ballkanike dhe garat vendore ku gjithashtu na pret një punë e madhe”.

Edmond Azemi, kapiten i Sigal Prishtinës:  “Nuk u dorëzuam për asnjë çast, as atëherë kur ishim duke humbur me 19 pikë dhe këtë e treguam me faktin  se u afruam në vetëm 3 pikë, por as kjo nuk mjaftoi. Tani duhet të rikuperohemi dhe të shikojmë tutje, sepse na presin sfida të mëdha në garat e Kosovës dhe në BIBL”.

 

Sigal Prishtina-AEK 70:83 (16:27, 17:22, 23:13, 14:21)

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Shikues: 1800.  

Gjyqtarë: N. Somos, L. M. Castillo, M. Nedosoviq.

Pesë gabime personale: Gilling.

Sigal Prishtina: Kaçaniku, Azemi 6, Peci, Berisha 23, Sinani 2, Marinov 12, Washburn, Morina 9, Abukar 11, K. El-Amin 5, Mazreku 2, Hasani.

AEK Larnaca: Palalas 5, Leontiou, Brown 15, Brezec 22, Kilaras, Petroviq 2, McFadden 29, Roundy, Trisokkas 5, Gilling 3, Panteli 2.