Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Prishtina për fitore, Trepça për të barazuar rezultatin në seri

  •  Prishtina për fitore, Trepça për të barazuar rezultatin në seri
16 Maj 2015

Të dielën me fillim nga ora 18:00 në palestrën e sportit “Jeton Tërstena-Tota” në Vushtrri do të zhvillohet ndeshja e dytë finale e “play-off”-it në ETC Ligën e Femrave në mes Trepçës dhe Prishtinës.

Në duelin e parë të luajtur në mesjavë në kryeqytet fitore kanë realizuar basketbollistet bardhekaltra me rezultat 51:44 dhe tani udhëheqin në seri 1:0, derisa iu nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u stolisur me titullin e kampionit, të nëntin që nga paslufta.

Megjithatë me lojën që e kanë treguar mitrovicaset në dy çerekët e fundit në Prishtinë kanë dëshmuar se nuk do të dorëzohen lehtë, por do të luftojnë maksimalisht për t’u barazuar me bardhekaltrat. Nëse ndodh kjo, atëherë do të zhvillohej takimi i tretë në Prishtinë, ku edhe do të vendoset gjithçka.

Fidan Shatri, trajner i Prishtinës: “Mendoj se kemi një ekip më të mirë dhe epërsia pas ndeshjes së parë finale na motivon edhe më shumë që të fitojmë ndeshjen e dytë dhe të përfundojmë këtë edicion në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne shkojmë në Vushtrri për t’i luajtur 40 minutat e fundit të edicionit. Mendoj se pas Kupës, radhën e ka titulli i tretë radhazi dhe kurora e dyfishtë këtë edicion”.

Kemajl Muja, trajner i Trepçës: “Prishtina ka ekip me përvojë, por ne besojmë në fitore. Jemi të motivuar maksimalisht dhe besoj se edhe angazhimi do të jetë i madh nga vashat tona. Ne do të hyjmë për fitore. Mendoj se vetëm nuancat do të vendosin se kush do të triumfojë. Ne besojmë se finalja do të shkojë në tri ndeshje e aty do të fitojë më i miri. Por, finaleve nuk u dihet kurrë”.