Sigal Prishtina ka zhvilluar ndeshjen e fundit në grupet e FIBA Europe Cup, ku ka pësuar humbje nga Ventspils me rezultat 72:122 (16:29, 16:31, 20:31, 20:31).
Për prishtinasit kjo ishte ndeshja e fundit në grupe, derisa kishte një kundërshtar shumë të vështirë si Ventspils, që është lider në Grupin C.
Mysafirët ishin më të mirë në këtë përballje dhe fituan në fund me rezultat 72:122.
Te Prishtina më të dalluarit ishin Divine Myles me 32 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime, si dhe Fahro Alihoxhiq me 17 pikë e pesë kërcime.
Te skuadra mysafire u dalluan Klavs Cavars me 26 pikë dhe 13 kërcime, Ryan Luther me 21 pikë dhe 11 kërcime dhe Kristaps Gluditis me 20 pikë.
Prishtina përfundon grupin me dy fitore dhe katër humbje, kurse skuadra mysafire e përfundon me gjashtë fitore në po aq ndeshje.