Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Prishtina triumfon në IPKO Kupë - Finalja Femrat

  • Prishtina triumfon në IPKO Kupë - Finalja Femrat
  • Prishtina triumfon në IPKO Kupë - Finalja Femrat
  • Prishtina triumfon në IPKO Kupë - Finalja Femrat
8 Mars 2015
Prishtina është fituese e IPKO Kupës për femra pasi në finalen e kësaj gare të zhvilluar në Suharekë mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 73:65.
 
Ekipi i Golden Eagle Yllit e nisi ndeshjen me epërsi 13:2, mirëpo, më pas bllokoi tërësisht në sulm dhe Prishtina shënoi 27 pikë derisa Golden Eagle Ylli vetëm 4 dhe ekipi kryeqytetas krijoi epërsi prej 12 pikëve. Kjo epërsi ishte pak a shumë e vazhdueshme deri në minutën e tretë të çerekut të fundit kur Ylli u afrua në 53:60 dhe 55:62.
 
Mirëpo, dy shënime të Prishtinës i dhanë këtij ekipi 5 pikë të reja dhe në 2 minutat e fundit Prishtina e ruajti epërsinë dhe e fitoi IPKO Kupën pas një kohe të gjatë. Kupën ekipit fitues ia dorëzoi Afërdita Fazliu zv.drejtoreshë e Departmamentit të Sportit.