Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Profesori nga Turqia, Ridvan Ekmeçi, që po punon me lojtarët dhe trajnerët e Kosovës

  • Profesori nga Turqia, Ridvan Ekmeçi, që po punon me lojtarët dhe trajnerët e Kosovës

24 Korrik 2019

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka angazhuar profesorin dhe doktorin e njohur nga Turqia, Ridvan Ekmeçi, për të punuar me grupmoshat e Kosovës në të dyja konkurrencat, por edhe me Përfaqësuesen A.

Ai është angazhuar në Kampin Nacional në Suharekë, duke punuar me vashat e Kosovës U14.

Profesori i njohur nga Turqia, ka punuar në anën mentale, derisa të gjithë lojtarëve u ka dhënë nga një libër të marrin në shtëpi. 

Ai gjithashtu ka punuar edhe me U16 në konkurrencën e meshkujve, si dhe të femrave, si dhe me U18 dhe U20 te femrat, të cilat për herë të parë do ta përfaqësojnë Kosovën në një Evropian, siç është ai që do të organizohet në Prishtinë prej 3 deri më 11 gusht 2019.

Ekmeçi ka qenë afër edhe te basketbollistët e Kosovës A, duke u dhënë këshilla në përgatitjet mentale, që janë shumë të rëndësishme në sportin bashkëkohor.

Gjatë kësaj kohe, ai me lojtarë ka kryer përgatitje mentale, kurse me trajnerë ka punuar në fokus dhe përqendrim.

Ridvan Ekmeçi nuk ka harruar as gjyqtarët e rinj, duke u dhënë edhe atyre këshilla.