Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Programi ASMC3, Artina Hasani dhe Dren Zatriqi po e ndjekin me sukses

  • Programi ASMC3, Artina Hasani dhe Dren Zatriqi po e ndjekin me sukses
  • Programi ASMC3, Artina Hasani dhe Dren Zatriqi po e ndjekin me sukses
  • Programi ASMC3, Artina Hasani dhe Dren Zatriqi po e ndjekin me sukses
18 Tetor 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është duke mbajtur kursin e Edukimit Olimpik për Menaxhimin e Avancuar Sportiv (ASMC3- Gjenerata e Tretë).

Pjesë e këtij programi në gjeneratën e tretë janë edhe Artina Hasani, menaxhere e Zyrës Ekzekutive të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Dren Zatriqi, drejtor i Ligës Unike, që janë dërguar nga FBK-ja në këtë program shumë të rëndësishëm.

Ndërkohë, pjesë e programit të Gjeneratës së Dytë ka qenë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku.

ASMC 3 ka filluar të premten dhe është mbajtur edhe në fundjavë, për të vazhduar më pas në fundjavat e ardhshme, deri në diplomimin e kësaj gjenerate.

Kursi i Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) është një program edukues cilësor që paraqet platformën teoriko-praktike për avancim në punë në kuadër të Organizatave Sportive Olimpike (OSO), ku bëjnë pjesë sportistët, trajnerët, referët, klubet sportive, Federatat Sportive Kombëtare, Federatat Ndërkombëtare, Komitetet Olimpike Kombëtare, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komitetet Organizative, mediat etj.