Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Publikohet Buletini i Parë i Kampionatit Evropian U18, Divizioni C që do të mbahet në Prishtinë

  • Publikohet Buletini i Parë i Kampionatit Evropian U18, Divizioni C që do të mbahet në Prishtinë
20 Prill 2018

Pas lansimit të logos zyrtare të Kampionatit Evropian U18, Divizioni C që do të mbahet në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik 2018 dhe pas përgatitjes së organigramit, më saktësisht Komitetit Lokal Organizativ, në krye të të cilit është emëruar, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, tani radha i erdhi publikimit të Buletinit të Parë.

Buletini është përgatitur nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA-n dhe i njëjti u është dërguar ekipeve pjesëmarrëse të Kampionatit Evropian.

Në Buletinin e Parë janë të gjitha informacionet e nevojshme rreth organizimit të Kampionatit, duke filluar nga informatat për qytetin e Prishtinës, pastaj palestrat ku do të zhvillohen ndeshjet dhe stërvitjet, vendet ku do të bëhet akomodimi i ekipeve dhe zyrtarëve të FIBA-s, transporti, ushqimi dhe informacione të tjera të nevojshme për Bulletinin e Parë.

Në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C në Prishtinë marrin pjesë Kosova, Qipro, San Marino, Gjibraltari, Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta dhe Monako.

Kosova është në Grupin B së bashku me San Marinon, Qipron dhe Gjibraltarin, derisa ndeshjen e parë do ta luaj kundër San Marinos më 22 korrik me fillim nga ora 19:30.

Ndërkaq në Grupin A bëjnë pjesë Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta dhe Monako.

Në attachment mund të gjeni të bashkëngjitur Buletinin e Parë të Kampionatit Evropian U18, Divizioni C, Prishtinë, 22-29 korrik 2018.