Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Punë intensive në Kampin Veror për të Rinj "Prishtina 2014"

  • Punë intensive në Kampin Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
  • Punë intensive në Kampin Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
  • Punë intensive në Kampin Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
  • Punë intensive në Kampin Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
  • Punë intensive në Kampin Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
  • Punë intensive në Kampin Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
  • Punë intensive në Kampin Veror për të Rinj "Prishtina 2014"
14 Korrik 2014

Kampi Veror për të Rinj “Prishtina 2014” ka hyr në ditën e tretë të tij, në të cilin janë duke punuar me intensitet të lartë trajnerët (9) dhe fëmijët (gjithsej 53 djem-vajza), të udhëhequr nga instruktori i FIBA-s, trajneri i mirënjohur slloven, Dejan Mihevc.

Fëmijët janë të ndarë në grupe të përziera (djem-vajza), sipas moshës, ndërsa me secilin grup janë duke punuar trajnerët vendorë nën mbikëqyrjen e instruktorit Mihevc.
Krahas stërvitjeve, të cilat janë në program nga dy herë në ditë, është paraparë që gjatë kampit të zhvillohet edhe një turne, i cili do të mbahet ditën e martë dhe të enjte.

Ndërkaq gjatë kampit organizatorët në bashkëpunim me instruktorin kanë paraparë edhe zhvillimin e lojërave të ndryshme sfiduese në lojën e basketbollit duke e bërë këtë aktivitet gjithnjë e më tërheqës dhe më interesant për fëmijët, që është edhe një nga qëllimet kryesore të kampit.

Po ashtu gjatë kampit do të organizohen edhe edukime për ‘Fair Play’, të cilat do të ligjërohen nga edukatorët e Organizatës së Pavarur për Edukim Sportiv në Kosovë (OESK), e cila gjithashtu do të zhvillojë edhe lojëra të ndryshme argëtuese gjatë kohës së lirë për pjesëmarrësit e kampit.

Duhet theksuar se organizimin e kampit e ka mundësuar Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS), ndërsa është përkrahur edhe nga Organizata e Pavarur për Edukim Sportiv në Kosovë (OESK), si dhe nga uji “Bonita” dhe kompania sportive “Sporting”.

Kampi ka startuar më 12 korrik dhe do të përfundoj më 19 të po këtij muaji, kurse është duke u mbajtur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, derisa stërvitjet po zhvillohen në terrenet e kësaj qendre, pastaj në palestrën e sporteve "1 Tetori" si dhe në palestrën e Fakultetit të Shkencave Sportive.

Trajnerët pjesëmarrës në Kampin Veror për të Rinj "Prishtina 2014" janë:
Fikret Shatri
Ilir Selmani
Fidan Shatri
Arbnore Perquku
Arianit Morina
Valbona Bytyqi
Pal Syla
Vigan Bytyqi
Hekuran Husaj

Instruktor i FIBA-s, Dejan Mihevc.
Koordinatorët, Jeton Nixha dhe Elvira Dushku.