Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Qallaku: I lumtur që përfaqësoj Kosovën, shpresojmë në rezultate pozitive

  • Qallaku: I lumtur që përfaqësoj Kosovën, shpresojmë në rezultate pozitive
  • Qallaku: I lumtur që përfaqësoj Kosovën, shpresojmë në rezultate pozitive
23 Nëntor 2020

Basketbollistët e Kosovës nga dita e mërkurë deri të dielën kanë stërvitur së bashku, derisa të hënën do të udhëtojnë drejt Bratislavës, ku do të përballen me Sllovakinë dhe Islandën.

Këto dy ndeshje zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Një nga lojtarët më të dalluar të Sigal Prishtinës në Superkupë dhe në ndeshjet e Prince Caffe Superligës ka qenë Arian Qallaku. Ai është i lumtur që tani i ka ardhur ftesa nga Kosova.

“Ftesën nga Kosova e kam pritur me shumë pozitivitet, për arsye se, do të përfaqësoj shtetin tim dhe për këtë arsye jam shumë i lumtur. Jam i nderuar që përfaqësoj vendin tim në garat ndërkombëtare. Kjo do të thotë shumë për mua”, ka thënë Qallaku për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka folur edhe për rrjedhën e përgatitjet. “Përgatitjet kanë duke shkuar shumë mirë dhe të gjithë lojtarët e kanë dhënë maksimumin në çdo stërvitje. Atmosfera në ekipin e Kosovës ka qenë shumë e mirë për këto ditë sa kemi qenë së bashku”, ka shtuar tutje Qallaku.

Ariani flet edhe për sfidat ndaj Sllovakisë dhe Islandës. “Mendoj se do të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme në të dy ndeshjet që do t’i luajmë. Shpresojmë të nxjerrim rezultat pozitiv. Angazhimi ynë nuk do të mungoj dhe besoj që çdo basketbollist që do të paraqitet në parket do të jap më të mirën e tij”, theksoi Arian Qallaku.

Kosova më 26 Nëntor do të ballafaqohet me Sllovakinë, kurse më 28 Nëntor do të përballet me Islandën.

Dardanët janë liderë të grupit me dy fitore në dy ndeshje. Kosova ka shënuar fitore ndaj Islandës 80:78 dhe Luksemburgut 80:84.