Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Rahoveci, favorit edhe në “play-off”-in e Ligës së Parë të Meshkujve

  • Rahoveci, favorit edhe në “play-off”-in e Ligës së Parë të Meshkujve
14 Prill 2016

Përvec në Ligën e Femrave, edicioni i rregullt ka përfunduar edhe në Ligën e Parë të Meshkujve, ku gjithashtu “play-off”-i do të startoj në këtë fundjavë, me këto katër skuadra që e kanë siguruar plasmanin në garat shtesë: Rahoveci, Drita, Kosova dhe AS Kastrioti.

Rahoveci është ekipi i vetëm që në pjesën e rregullt të edicionit nuk e ka regjistruar asnjë humbje të vetme dhe nga 20 ndeshje ka realizuar po aq fitore, duke e përmbyllur kështu edicionin në krye të renditjes tabelare. Kjo skuadër në gjysmëfinale të “play-off”-it do të përballet me AS Kastriotin e vendit të katërt. Ndërkaq Drita nga 20 takime ka bilanc prej 17 fitore e 3 humbje dhe kështu është dashur të pajtohet me pozitën e dytë, me c’rast në gjysmëfinale të garave shtesë do të ballafaqohet me Kosovën e vendit të tretë, ekip ky që në edicionin e rregullt ka regjistruar 14 fitore e 6 humbje. Skuadrat që shënojnë nga dy fitore do të renditen në finale.

Në finale të “play-off”-it do të takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve.  Finalja do të zhvillohet sipas formatit vajtje – ardhje. Ekipi më lart i ranguar në edicionin e rregullt e ka epërsinë e terrenit vendës dhe luan si vendës në ndeshjen 1 dhe ndeshjen eventuale 3.Kampioni i Ligës së Parë të Meshkujve e fiton të drejtën të garojë në Superligë në edicionin 2016/17.

Finalisti i play-off-it të Ligës së Parë të Meshkujve  luan në “play-out” me ekipin e parafundit të Superligës, në këtë rast me skuadrën e renditur në vendin e shtatë të Superligës në edicionin garues 2015/2016  dhe  fitues shpallet ekipi që i pari arrin dy fitore.

Në edicionin garues 2016/2017, Liga e Parë e Meshkujve do të përbehet prej 8 ekipeve të ranguara më mirë në edicionin garues 2015/2016, kurse për ekipet e ranguara nën vendin e tetë do të vendos Bordi i FBK-së me vendim të posaçëm.

 

Ciftet gjysmëfinale të “play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve:

Rahoveci – AS Kastrioti

Drita – Kosova